Protestuesit bllokojnë trenin turistik të Machu Picchu prej politikave të qeverisë (fotot)

25/01/2024 19:15

Operatorë turistikë dhe rezidentë lokalë kanë bllokuar sot kalimin e trenit turistik drejt rrënojave me famë botërore të Machu Picchu në Peru duke kundërshtuar shitjet online të biletave.

Zhvillimi vjen pasi qeveria ka nisur shitjet e biletave me një kompani private për vizitat e çitadelën e qytetërimit inkas.

Mes përshkallëzimit të trazirave politike imjanti i Machu Picchu ka ndaluar pritjen e turistëve duke shkaktuar bllokime të vizitorëve.

Rreth 400 turistë ishin bllokuar ne fundjave pranë vendbanimit të lashtë nga protestat, të cilët rrjedhimisht u evakuan me tren drejt Cusco, njoftonin autoritetet.

Demonstratat anti-qeveritare kanë nisur prej muajit të shkuar me vendosjen në arrest shtëpie të presidentit Pedro Castillo, i cili u zëvendësua nga zëvendësja e tij Dina Boluarte.

Në Machu Picchu ishte hera e dytë në fundjavë që qeveria duhet të evakuonte vizitorët e bllokuar. Edhe në dhjetor zyrtarët duhet të merrnin me helikopterë qindra turistë pas bllokimit të rrugëve e hekurudhave nga protestuesit anti-qeveritarë.

Struktura e rrallë inkase në malet e Perusë është atraksioni më i famshëm tursitik në rajon  dhe tërheq më shumë se një milionë në vit.

Shumë vizitorë zgjedhin të ecin në shtigjet malore drejt saj, por më të moshuarit duhet të marrin mjetet e transportit.

Ministria e kulturës së Perusë ka thënë se do të rimbursojë vizitorët që nuk arritën të ngjiten në impjant.

FOTO GALERI
1/6
Operatorë turistikë dhe rezidentë lokalë kanë bllokuar sot kalimin e trenit turistik drejt rrënojave me famë botërore të Machu Picchu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA