Protestë me zhurmues e pankarta në Kuvend/ Salianji: S’është frikë, por diversifikim i aksionit! Nuk tërhiqemi

25/01/2024 10:40

Deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se aksioni opozitar do të vijojë pa ndalim.

Në një deklaratë për mediat pas seancës plenare që përfundoi brenda pak minutash mes zhurmuesve, deputeti tha se aksioni është diversifikuar, ndaj nuk përdoren më tymues dhe flakadanë. Parlamenti, tha Salianji, është nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama.

“Rama e ka vënë përfund edhe parlamentin, përveçse të gjitha institucionet e tjera. E kam thënë dhe e rithem se të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës, duke mos respektuar as Kushtetutë, as ligj, me një lehtësi jo vetëm ekstreme, por në kuptimin e papërgjegjshmërisë së funksionimit të parlamentit, po dhe të secilit prej deputetëve që nuk kanë rolin e deles, por të përfaqësuesve të popullit, votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalohen në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemit që është sot Shqipëria”.

Demokrati përsëriti kërkesën për bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ne po kërkojmë dhe po i përsëris, tri kërkesa kushtetuese që nuk na i garanton Edi Rama, nuk na i garanton Lindita Nikolla dhe asnjë prej përfaqësuesve të PS-së. Po kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ashtu siç e keni parë, 47 deputetë që përbëjnë shumicën e deputetëve të grupeve parlamentare të opozitës, kërkojnë që të kenë përfaqësimin e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe proporcionaliteti ndërkohë është i mirëpritur.

Nuk mund të ketë një grupim që nuk është as parti me shtatë deputetë, të ketë katër përfaqësues dhe grupet opozitare, të gjithë partitë opozitare bashkë me partinë më të madhe që është PD dhe Grupi Parlamentar i PD, të mos kenë përfaqësimin e bashkëkryetarit“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA