PD zyrtare me mesazhe bashkimi? Çollaku: Do të tentojmë dialogun brenda llojit, por për Komisionin Zgjedhor…

25/01/2024 11:24

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në deklaratën e dhënë pas seancës plenare, ku projektligjet u votuan pa asnjë diskutim, u shpreh se ky anormalitet dëmton opozitarizmin dhe debatin parlamentar.

“Edhe kjo e sotmja është seancë anormale. Një anormalitet i cili në thelb dëmton opozitarizmin dhe debatin parlamentar që është e vetmja armë që çdo opozita ka për të ushtruar funksionet e saj. Siç e patë qeveria, në komoditet të plotë për interesin e saj kaloi për pak minuta 4-5 ligje shumë të rëndësishme, një prej tyre për Diasporën. Kjo situatë që për një periudhë kohe e mirëkuptuam për solidaritet opozitar. Kjo nuk po rezulton efektive”.

Çollaku përcolli mesazhi bashkimi për grupin tjetër të PD-së, por duke theksuar se lista e propozuar nga Gazment Bardhi për Komisionin e Reformës Zgjedhore, është e papranueshme.

“Unë dua të inkuraoj ata zëra racionale nga krahu tjetër duke i bërë të kuptojnë se në këtë mënyrë bllokojnë vetëm opozitarizmin. Siç e shihni mazhoranca nuk e ka fare problem dhe në papërgjegjshmëri të plotë i kalon ligjet pa u merakosur pa pasur debat. Kjo rrugë nuk po rezulton e suksesshme dhe po shkon në të kundërt duke i dhënë një komoditet mazhorancës.

Reforma Zgjedhore bëhet mes dy partive të mëdha. Kur PD drejtohet zyrtarisht nga dikush tjetër, nuk ka asnjë diskutim. Me listën e Bardhit, asgjësohet totalisht PD”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA