Në shtëpinë e “BBV3” kanë nisur pëlqimet e para mes banorëve.

. Por nuk dihet nëse këto pëlqime do të zgjasin deri në fund apo do të ndryshojnë gjatë rrugës. Dy nga banorët vunë një bast mbi personazhet që mund të dalin çift nga shtëpia.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipër, kanë filluar pëlqimet dhe ndjenjat e para. Sipas Olsi Bylykut në BBV3 do krijohen 3 ose 4 çifte dhe për këtë gjë është i sigurt, madje ai vë bast me Riken dhe se do rregullohen kur të dalin jashtë, për atë që do fitojnë nga ky bast. Rikja thotë të mos e përfshijë atë në këto çiftet që sipas tij do krijohen, sepse do gabonte.

Olsi: Dalin katër, për Zotin katër, 100%

Heidi: Ça janë 4 copë?

Olsi: Mbi tre çifte dhe jo më shumë se katër.

Rike: Unë jam brenda kësaj?

Olsi: Se di.

Rike Roçi: Nëse jam unë brenda, e ke gabim.

Fatjoni: Nuk e besoj.

Heidi: As unë nuk e besoj.

Olsi: A janë bërë dy tani?

Fatjoni: Jo, kush janë?

Olsi: Ilnisa me Meritonin, Bardhi me atë…

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA