Ish e dashura e ish-agjentit të FBI-së McGonigal: Bënim seks pesë herë në ditë, ishte i fiksuar! Kur ishte ditëlindja e vajzës së tij…

25/01/2024 11:44

Ish-partnerja e ish-agjenti të FBI-së Charles McGonigal, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “DailyMail”, ku ka rrëfyer disa të pathëna për jetën e tyre seksuale.

Ish-agjenti i FBI-së ishte i fiksuar pas seksit dhe dëshironte të kryente marrëdhënie çdo ditë nga pesë herë. Sipas Allison, McGonigal ishte aq i fiksuar saqë i vendosi dhe emra të çuditshëm seancave të seksit që ata kryenin.

55-vjeçarja tregon se e takoi Charles McGonigal në një drekë biznesi, ku ai filloi t’i ankohej se, gruaja e tij Pamela, refuzonte të bënte dashuri me të dhe ishte i frustruar.

“Charlie ishte spektakolare në seks… ai donte të kryente marrëdhënie seksuale tre, katër dhe madje pesë herë në ditë”. Ne përfunduam duke jetuar bashkë për 16 muaj dhe ai donte që të bënte seks çdo ditë, pra shumë seks”,  tha Guerriero për Daily Mail.

“Ne filluam ta emërtojmë seksin. Kështu që sapo të vinte moti i ftohtë, ai dilte dhe merrte kafen time në mëngjes dhe kthehej në shtëpi dhe thoshte, është koha e seksit latte me mente ose seksi latte me kungull, ose çfarëdo shije”, shton ajo.

Guerriero e cila është një eksperte sigurie, vazhdoi: Një herë ishte 18-vjetori i vajzës së tij Sara, dhe ai tha seksi i ditëlindjes së 18-të të Sarës dhe unë mendova se kjo ishte pak e çuditshme.

“Gjithçka u bë emër seksi… është koha për seks të mëngjesit, seksi i natës së mirë, seksi me dush, seksi për Krishtlindje, seksi i Ditës së Falënderimeve, seksi për nënshkrimin e një kontrate, seksi i shitjes etj. Nëse ishte Dita e Flamurit, ishte seksi për Ditën e Flamurit.Dhe ishte argëtuese. Na pëlqente të emërtonim seksin. Ishte gjëja jonë e vogël e lezetshme”, tha 55-vjeçarja.

Zbulimet intime të Guerriero-s në një intervistë tepër të sinqertë për DailyMail vijnë ndërsa McGonigal përgatitet për një dënim me burg prej 50 muajsh të dhënë në Nju Jork për pastrim parash dhe komplot me një oligark rus të sanksionuar, që ai duhej të hetonte. Gjithashtu ai përballet me një dënim tjetër në Uashington DC më 16 shkurt, pasi pranoi se kishte fshehur 225,000 dollarë, që kishte negociuar nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare. E ulur në mjediset e komunitetit të qetë në Delray Beach, Florida, ku ajo është vendosur së fundmi pasi u shpërngul nga Nju Jorku, Guerriero pranoi se tërheqja fizike e çiftit ishte aq e fortë sa ajo beson se nuk do shkojë në shtrat me një burrë tjetër, pasi duket si tradhti, edhe pse tani e përbuz atë.

“Ne patëm një shkëndijë të tillë të menjëhershme ose thjesht një magnetizëm saqë ne gravituam drejt njëri-tjetrit, fizikisht, emocionalisht, mendërisht, mbi humorin, mbi punën, gjithçka”, tha ajo.

“Tërheqja ishte aq e fortë në çdo mënyrë, saqë unë ende besoj se nëse do të ishim në dhomë së bashku tani vetëm, ndoshta do të bënim seks. Ishim pothuajse të varur nga njëri-tjetri. I dhashë atij kohën më të mirë që kishte pasur ndonjëherë seksualisht. Një rast në shtator 2017 ne ishim duke bërë seks dhe i kishim lajmet në radio. U njoftua se Hugh Hefner kishte vdekur, dhe ne thamë, mirë, le ta bëjmë Hugh krenar”.

Guerriero, një ish-zëvendës president i operacioneve amerikane për firmën izraelite të sigurisë Mifram, u takua për herë të parë me McGonigal në pranverën e 2017. Ajo ishte vullnetare për bamirësinë Federale Enforcement Homeland Security Foundation dhe ai iu referua asaj nga shefi i tij William Sëeeney, për të ndihmuar me ndihmë financiare për një koleg të dëmtuar.

McGonigal dërgoi email dhe më pas organizoi një drekë në një restorant në The Mall në Short Hills, New Jersey, afër vendit ku ajo jetonte në atë kohë me babanë e saj në Florham Park.

“Ne u fokusuam kryesisht në jetën tonë personale. Ai më thoshte se po kalonte një divorc”, tha ajo. “Ai kishte shumë për të thënë se si ishte shumë i pakënaqur me gruan e tij dhe se ajo e mërzitte gjatë gjithë kohës. Sipas tij ajo ishte e mërzitur dhe refuzoi të bënte seks me të. Dhe ai ishte shumë i frustruar seksualisht. Mund të them me siguri se ai po kalonte një periudhë të vështirë dhe kisha shumë simpati për të në atë kohë.’

“Nuk ishte aspak e çuditshme për mua që ai e ofroi atë informacion, sepse kam qenë në atë situatë më parë me burra, me ata burra të tipit A, shumë herë. Dua të them liderët, burrat që dinë të udhëheqin, që mbajnë poste të fuqishme, që janë të orientuar vetëm në veprim. Njerëzit që marrin rezultate. Dhe ata priren të jenë pak të turpshëm me gratë ose të dashurat e tyre. Ata definitivisht nuk duan që bashkëmoshatarët e tyre t’i shohin gjatë gjithë kohës në një situatë ku ata do të perceptoheshin si të dobët. Kur ata duhet të jenë emocionalë për diçka, ekziston një zonë rehatie me një person si unë, e cila është një femër platonike në industrinë e sigurisë që merret me të njëjtat mekanizma ligjorë dhe nivele të larta të qeverisjes.”

McGonigal, i cili drejtoi grupin e punës të WikiLeaks të FBI-së që rezultoi në dënimin e ish-ushtarit Chelsea Manning në vitin 2013, pas drekës, nuk hoqi dorë nga Guerriero. “Me sa duket ai ishte në treg për një të dashur. Ai më shoqëroi mua. Ai luajti sipas rregullave. Ai erdhi dhe takoi babanë tim. Ai pëlqente të fliste për verërat dhe puro me babanë tim”, tha Guerriero.

Brenda gjashtë javësh ata bënë seks, megjithëse hera e parë nuk ishte aq romantike.

“Ne po vozisnim rreth Florham Park me SUV-në e zezë qeveritare Ford Explorer që atij i ishte dhënë dhe i tregova Charlie se ku shkoja në shkollë,” tha Guerriero.

“Papritur ai sapo filloi të më puthte dhe më tha, le të hipim në sediljen e pasme. Dhe unë thashë në sediljen e pasme? Çfarë jemi ne, adoleshentë? Gjithsesi ne e bëmë, dhe ishte e mrekullueshme, si e mahnitshme. Ishte në parkingun e shkollës”.

“Charlie nuk fliste shumë shpesh për gruan e tij, por kur fliste, nuk thoshte gjëra të mira për të. Ai tha se ajo ishte një nënë e shkëlqyer, por martesa kishte vdekur dhe të dy po vazhdonin jetët e tyre. Ai më tha se ajo ishte shumë e pakënaqur me peshën e saj dhe thjesht kishte të gjitha këto probleme me imazhin e trupit”, tregon 55-vjeçarja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA