Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli sot vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha,duke lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, po sot, në orën 10:00 do të dalë para prokurorëve të SPAK edhe dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi, i cili do të pyetet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Një kërkesë e dytë e Berishës do ta detyrojë gjykatën të zbresë në seancë në datën një shkurt, ku do të vlerësohet nëse është apo jo i drejtë konkluzioni i SPAK, për të mos e lejuar ish kryeministrin që të shkojë në parlament.
Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që në 30 dhjetor, u paraqit në SPAK të martën, ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.
Top Channel