Një konflikt pronësie mes dy personave u shoqërua me përdorimin e sendeve të forta dhe plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ndodhi dje në fshatin Ungrej të Lezhës dhe për shkak i plagosur mbeti shtetasi Ndrec Kola 68 vjeç. Nga goditjet me sende të forta 68-vjeçari mori disa fraktura në pjesë të ndryshme të trupit dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Nga ambientet e Spitalit ku po merr mjekim, Ndrec Kola thotë se ka patur konflikte të vazhdueshme pronësie me bashkëfshatarin e tij L.P, duke i kërkuar organeve të policisë që të veprojnë në lidhje me rastin.
Në pranga u vu 56-vjeçari L.P dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, Z. P., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Ungrej, Lezhë.
Top Channel