Rrëzimi nga akulli, 40 të dëmtuar në Korçë! Rastet më të shpeshta janë tek personat mbi 50 vjeç

24/01/2024 15:50

Më tepër se 40 persona kanë pësuar trauma dhe fraktura si pasojë e rrëzimit në akull në qarkun e Korçës. 

Ngricat rikthyen për banorët e juglindjes problematikën e çdo dimri ku rrugët dhe trotuaret e pa pastruar nga akulli kthehen në burim rreziku për këmbësorët.

Nevoja të ndryshme që lidhen me përditshmërinë i detyrojnë banorët të dalin nga shtëpia pavarësisht se përballen me rrezikun për tu rrëzuar në akull.

Sipas të dhënave përveç rasteve me shembje në Korçë janë regjistruar 13 persona që kanë pësuar fraktura 2 prej të cilëve janë nisur në Tiranë ndërsa në Pogradec nga 15 fraktura 1 rast është dërguar drejt kryeqytetit.

Sipas mjekut ortoped Vasfi Topçiu, pacientët kanë fraktura të gjymtyrëve dhe janë kryesisht mbi 50 vjeç.

Pavarësisht situatës shqetësuese me të cilën përballen banorët sa herë që bie borë, bashkitë duken indiferente për të gjetur zgjidhje dhe limitohen vetëm me pastrimin e disa rrugëve kryesore duke e lënë pjesën tjetër që të shkrijë vetë kur të rriten temperaturat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA