“Goca e Kaçanikut”, shfaqja e njohur rikthehet në TKOB në bashkëpunim me Operën e Kosovës! Homazh për Festën e Flamurit
25/11 19:58
Në qytetin e Vlorës është përkujtuar sot 105-vjetori i vdekjes dhe 180-vjetori i lindjes së babait të Pavarësisë shqiptare, Ismail Qemali.
Aktiviteti u zhvillua nga bashkia e Vlorës, ndërsa të pranishmit, deputetë të qytetit bregdetar, por dhe drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi nderuan figurën e Ismalim Qemalit duke vendosur kurora me lule në varrin e tij
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Ermal Dredha lartësoi figurën e Ismail Qemalit dhe kontributin e tij për krijimin e shtetit të parë shqiptar.
Vlerësime për urtësinë, vizionin perëndimor për shtetformin dhe veprat e Ismail Qemalit patën edhe deputetët e Vlorës.
Top Channel