Katër banorë shkojnë në televotim këtë javë, Sara, Ledjona, Roza dhe Ilnisa.

Të katërta vajzat kanë trazuar ujërat këto javë të para në Big Brother VIP 3.

Secili prej banorëve dhanë dy emra dhe dy arsye ndryshe nga netët e tjera. Këtë të martë, nominimet u bënë përballë njëri-tjetrit, pasi banorët u ndanë në tre grupe.

Disa prej arsyeve të nominimeve ishin debatet e krijuara gjatë javëve dhe nxitja e banorëve jo aktivë.

Këtë mbrëmje i eleminuari i parë nga shtëpia ishte Alfio Rrotani, si më pak i votuari nga publiku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA