Në një fjalim para qeveritarëve në një panair armatimesh gjenerali britanik Patrick Sanders ka thënë se “ushtria duhet të përgatisë vullnetarë për konflikt”, shkruan TheTimes.
Ai kërkonte stërvitjen e civilëve dhe pajisjen e tyre për formimin e një “ushtrie qytetare” me dhjetra mijëra anëtarë, në rast se Britania detyrohet të shkojë në luftë me Rusinë.
Gjenerali kritikonte gjithashtu financimet e pakta të ushtrisë që nuk kanë lejuar modernizimin e saj.
Sanders shtonte se brenda tre vjetëve duhet të krijohej një ushtri e gjerë me 120 000 ushtarë, rezerviste dhe një “rezervë strategjike”që besohet se mund të formohet me thirrjen e ushtarakëve të larguar.
“Kjo luftë nuk ka të bëjë me territoret në Donbas, dhe as me rivendojsen e perandorisë ruse, por është kundër sistemit tonë politik. Ne duhet të bëjmë reagimet paraprake që të mos na mbetet peng më pas gjatë historisë. Ukrainia po na jep kohë për momentin”, tha ushtaraku.
Gjenerali bënte thirrje për dyfishimin e ushtrisë së Britanisë, edhe pse aktualisht zyrtarët po përpiqen të shtojnë rekrutimet afatgjata teksa shumë forca të ushtrisë britanike janë të angazhuara në misione jashtë vendit.
Ai shtoi se mobilizimi tradicional është i rëndësishëm dhe se të gjithë qytetarët duhet të jenë të përgatitur, jo për mobilizim të plotë por për një mobilizim civil “që nuk është parë në Evropë që prej vitit 1945”.
Zhvillimi vjen pas një retorike të ngjashme nga anëtarë të tjerë të NATO në Evropë, si ministri i jashtëm gjerman Boris Pistorius, i cili bëri paralajmërime të njëjta për përgatitje lufte, edhe prej dekadash Gjermania ka qenë në ‘modalitet difensiv multilateral.’
E përditshmja gjermane Bild ka folur për një plan “stërvitjeje”, në rast se Rusia tenton luftën kundër Estonisë, Letonisë e Lituania kësaj vere, duke akumuluar trupat në kufijtë me to.
Lufta në Ukrainë është aktualisht në ngërç me linjat e frontit të bllokuara në kushte të akullta, duke goditur me dronë apo artileri pozicionet dhe zonat e banuara në afërsi.
SHBA ka ndërprerë dërgesat e municioneve për Kievin kryesisht prej hezitimit të kongresmenëve republikanë për fondet që kërkon Pentagon.
Top Channel