195 kg kanabis u sekuestruan gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës prej anti-drogës greke në afërsi të Korinthit.

Burime policore për korrespondentin e Top Channel, Artur Bibe thanë se lënda narkotike ishte ngarkuar në një fugon me targa greke në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë në prefekturën e Epirit.

Policia që kishte informacion për transportin e lëndës narkotike, e shoqëroi në distancë fugonin dhe në vendin e quajtur Qiato afër Korinthit, e ndaloi.

Drejtuesi grek i furgonit quhet Andonios Panajotopulos i datëlindjes 1957.

Ai rezulton i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata e Janinës me 8 vjet heqje lirie dhe 10.000 euro gjobë për trafik të lëndëve narkotike.

Fugoni me targë XZP 1586  që po transportohej droga rezulton i vjedhur në Athinë në 13 shtator tw 2023-shit në Athinë.

Policia thotë se Panajotopulos do të kryente transportin e lëndës narkotike kundrejt shumës prej 200 euro kilogrami, ndërsa do ta dorëzonte atë tek një shtetas shqiptar i identifikuar dhe i shpallur në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA