Mbrëmjen e djeshme vëllai i madh vendosi që tetë nga banorët e shtëpisë të dënoheshin pasi kishin thyer rregullat gjatë javës.

Mëngjesin e sotëm atyre u është komunikuar diçka shumë e rëndësishme në lidhje me bashkëjetesën në shtëpi.

“Ushtarë kjo do të jetë shtëpia juaj e re si pasojë e rregullave të thyera. Rutina juaj do të jetë si ajo e një ushtari dhe zgjimi do të bëhet herët në mëngjes. Ushqimet e vetme që mund të konsumoni janë ato që gjenden në kazermë. Gjatë natës do të qëndroni zgjuar me turne në oborr. Banorët e tjerë kanë mundësinë t’ju sjellin sendet tuaja personale nga jashtë vetëm nëse ata dëshirojnë. Juve nuk ju lejohet të merrni informacion nga jashtë”, shkruhet në zarfin e bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA