Tentoi të shpëtonte shoqen, por mbetën viktima të sulmit me thikë! Familja e 19-vjeçares: Momentet e fundit të Grace ishin me dhimbje

23/01/2024 18:58

Familja e një studenteje të vrarë me thikë në Nottingham thotë se e reja ishte “heroinë” që u përpoq t’i shpëtonte jetën shoqes së saj, e cila gjithashtu vdiq në të njëjtin sulm.

Grace O’Malley-Kumar, 19 vjeç, u vra në sulmet me thikë në qershor, së bashku me Barnaby Webber. Ato po ktheheshin pasi kishin dalë për të festuar një mbrëmje për përfundimin e provimeve.

Vrasësi, Valdo Calocane goditi gjithashtu me thikë kujdestarin e shkollës Ian Coates, ndërsa ai po shkonte për në punë. Calocane pranoi vrasjen e Grace, Barnaby dhe Ian në këmbim të reduktimit të dënimit, një lutje të cilën Prokuroria e Kurorës e ka pranuar tani.

“Momentet e fundit të Grace ishin me dhimbje dhe kjo është diçka që me të vërtetë më lëndon të mendoj dhe ajo ishte një heroinë, ky ishte karakteri i saj”, tha vëllai i saj, James, 17 vjeç, për Sky News.

“Ajo u përpoq maksimalisht për të shpëtuar shoqen e saj. Kështu Grace humbi jetën e saj në mënyrën më të pambrojtur. Ajo nuk do të linte kurrë një mik, kurrë, dhe kjo ishte shumë e dukshme që në momentet e saj të fundit. Ajo kaloi duke luftuar.”

Calocane, 32-vjeç, i njohur gjithashtu si Adam Mendes, kishte një histori të sëmundjes mendore dhe madje u përpoq të dorëzohej në selinë e MI5 në Londër, duke besuar se shërbimet britanike të sigurisë po e kontrollonin atë.

Familja e Grace kishte shpresuar se Calocane do të përballej me një gjyq për vrasje.

“Është shumë e vështirë për një baba dhe jam i sigurt edhe për një vëlla ta pranosh këtë, por ne kemi besim në sistemin ligjor,” tha babai i Grace, Dr Sanjoy Kumar.

“Ne kemi besim në gjyqësor dhe kemi besim në gjykatë. Dhe ne shpresojmë që ata të bëjnë drejtësinë e Grace.”

FOTO GALERI
1/3
Grace, Barnaby dhe Ian të vrarë nga sulmi me thikë

Top Channel