Sulmi në Kapitol/ Gjykata federale e Apelit nuk pranon rishikimin e argumenteve: Urdhri ndaj Trump të jetë në fuqi

23/01/2024 20:14

Gjykata federale e Apelit në Uashington nuk pranoi të rishikonte argumentet nëse ish-presidenti Donald Trump mund të ndalohet të flasë për dëshmitarët dhe stafin e gjykatës, ndërsa ai pret gjykimin në çështjen penale të prokurorit special për çështjen e sulmit ndaj Kapitol më 6 janar.

Trump u përpoq të kundërshtojë urdhrin e vendosur ndaj tij nga gjyqtarja Tanya Chutkan në fund të vitit të kaluar përmes apeleve.

Të 11 gjyqtarët nga Gjykata e Apelit e Qarkut të DC refuzuan të preknin çështjen pasi një panel prej tre gjyqtarësh më parë mbështeti urdhrin  kundër Trump. Nuk pati deklarata apo kundërshtime të bëra nga asnjë prej gjyqtarëve.

Trump mund ta apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë dhe avokatët e tij kanë treguar më parë se do ta apelonin çështjen në gjykatën më të lartë të vendit nëse ishte e nevojshme.

CNN ka kontaktuar me ekipin ligjor të Trump për koment.

Në një vendim unanim të lëshuar muajin e kaluar, tre gjyqtarët e Apelit thanë se Trump mund të ndalohet të flasë për dëshmitarët, si dhe për prokurorët, stafin e gjykatës dhe anëtarët e familjes së tyre.

Por gjykata tha se urdhri nuk zbatohet për komentet e bëra në lidhje me këshilltarin special Jack Smith dhe ngushtoi ndalimin që Trump që lidhej me të folurit për dëshmitarët në këtë rast, një ndryshim nga urdhri fillestar.

Tre gjyqtarët, Patricia Millett, Nina Pillard dhe Bradley Garcia zbuluan se fjalët e Trump në skenën publike mund të minojnë drejtësinë, të ndikojnë ose të frikësojnë dëshmitarët dhe të rrezikojnë stafin e gjykatës. Gjykata tha se kjo justifikon kufizimin e fjalimit të Trump, edhe kur ai bën fushatë për t’u rikthyer në presidencë.

“Modeli i dokumentuar i të folurit të Trump dhe pasojat e tij të demonstruara në kohë reale, në botën reale, paraqesin një kërcënim të menjëhershëm për funksionimin e procesit të gjykimit penal në këtë rast”, shkroi gjykata e Apelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA