Shfrytëzonte të renë për prostitucion, në pranga 37-vjeçarja në Fier! Nën hetim edhe katër të tjerë

23/01/2024 10:45
Foto ilustruese

Një 37-vjeçare në Fier është vënë në pranga pasi shfytëzonte një 24-vjeçare për prostitucion.

Operacioni “Gjurmimi”, u zhvillua në disa javë hetime, të ndekjur edhe nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, ku gjithashtu janë nën hetim katër persona, të dyshuar si të përfshirë në këtë rast.

Sipas policisë, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit, ku u arrestua në flagrancë 37-vjeçarja F. A.  Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA