Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Redi Jupi ka komentuar në “Procesi Sportiv”, eksperiencën e shkurtër të Klodian Duros në Big Brother Vip. .

Sipas tij, Jupi e nisi keq që në fillim me prezantimin në këtë format, teksa shtoi se nëse do t’i kishte marrë një këshillë, nuk do t’ia kishte këshilluar.

Redi Jupi: Për mendimin tim Klodi është prezantuar shumë keq që në fillim të kësaj eksperience të tij që ai donte ta ndërmerrte. Unë nuk do ia këshilloja nëse do flisnim paraprakisht. Formati nuk është i përshtatshëm për profesionistë të këtij kalibri. Unë për tu informuar për sot, pashë momentin që ai u përjashtua, pashë edhe prezatimin me të cilin u fut dhe nuk mu duk shumë fair dhe shumë i drejtë.

Brezi i ri ka një hendek. Ata nuk e dinë që ky është një lojtar që ka luajtur mbi 70 ndeshje me ekipin kombëtar, ka luajtur me disa klube jashtë Shqipërisë. Është një profesionist i provuar jashtë. Unë nuk e sa nga ata atje brenda janë njerëz të provuar jashtë kufijve. Unë nuk mendoja se do ti vlente një eksperiencë e tillë. Nuk mendoj se Klodi mund të fitonte diçka nga një eksperiencë e tillë.

Thirrja ime është mos mbani mend këtë episod, por mbani mend Klodian Duron, ish lojtar i ekipit kombëtar. është një nga tre futbollistët që ka luajtur më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA