“Për fjalorin e Duros duhet mbajtur qëndrim”, profesor Kabo: Futbollisti i kombëtares duhet të jetë model, jemi shoqëri e dhunshme

23/01/2024 09:00

Profesor Përparim Kabo ka komentuar fjalorin e rëndë të futbollistit të kombëtares, Klodian Duro, që çoi edhe në përjashtimin e tij nga Big Brother Vip.

I ftuar në “Procesi Sportiv” ai deklaroi se futbollisti që ka veshur bluzën e kombëtares, duhet të jetë një model për shoqërinë, teksa tha se ne jemi një shoqëri e dhunshme dhe që nuk e pranojmë mendimin e kundërt.

Kabo: Shpreh një keqardhje për Klodin që i ndodhi kjo gjë. Përtej kësaj është mirë që të mbajmë një qëndrim. Dhuna nuk është zgjidhje në asnjë rast dhe ne jemi një shoqëri relativisht e dhunshme, deri në rastet flagrante të marrjes së jetës së njerëzve. Një sportist është një person publik, por një sportist i ekipit kombëtar është më shumë se një person publik. Është një model. Unë dëgjova që një lojtar i ekipit kombëtar që ka veshur flamurin kuqezi do të hynte në një format të tillë mendova se shtrëngimi i dorës së kundërshtarit pas çdo ndeshje, pranimi i humbjes si humbje e një beteje e jo i një lufte do të ishte një model i mirë për të zbutur gjakrat. Ne jemi njerëz përjashtues, është e vështirë të ndërtojmë një komunikim që pranon të ndryshmen.

Kur më thanë fjalët e Duros thashë që duhet të përjashtohet. Sot dëgjova ndjesën e tij, dëgjova edhe një interviste shumë të çiltër dhe shumë të ndjerë të bashkëshortes së tij e cila tha se çfarë ka ndodhur është private me mua dhe nuk e prisja që kjo çështje të hapej kaq publikisht përmes këtij formati popullor. Duhet të bëjmë shumë kujdes për gjeneratat e reja, cilat modele i ofrojmë ne gjeneratave të reja. Një sportist ofron një lojë të ndershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA