25/11 17:07
Flamur Noka është një nga deputetët që po mbështet Sali Berishën jashtë godinës së SPAK, teksa ish-kryeministri del për herë të parë para prokurorëve të posaçëm.
Në një prononcim për Top News, Noka sulmoi Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa cilësoi të paligjshëm vendimin për të mos lejuar Berishën të marrë pjesë në seancat plenare.
“Kjo është një ngrehinë kriminale. Çfarë lidhje ka vajtja e tij në parlament me dosjen Partizani. Me një urdhër politik, kriminelët e SKAP-it po mbajnë jashtë detyrave një deputet. Këtu ka një regjim kriminal të narkotrafikantëve që ka qëllim të zhdukë pluralizmin dhe demokracinë”.
Top Channel