Sara dhe Egla janë përfshirë në një debat të ashpër në shtëpinë e Big Brother VIP.
Egla: Më e parregullta këtu brenda, duke bo kështu andej, këndej, një rrëmujë e tmerrshme, me mu marove punë. Duhet të përmirësohesh, pastaj të më drejtohesh dhe mu drejto me ju për moshën.
Sara: Jeni të gjithë njësoj.
Egla: Me zonja Egla do të drejtohesh
Sara: Nuk e merr respektin tim në këtë lloj mënyrë që m’i merr rrobat dhe i hedh këtu. S’është çështje moshe këtu, me lënë me fitu vetëm këta që janë mbi 40. Nuk është okay se ishin në rregull.
Egla: Mos më thuaj s’kam mamin dhe babin.
Edhe unë nuk e kam babin, ka një problem shumë të madh nuk jemi këtu për të bërë viktimat,
Sara: Mos i thuaj një goce që nuk e di, që je rritur pa dashuri, ke nevojë për dashuri, po kam,
Egla: Mos më tjetërso mua fjalën.
Sara: Unë kështu e dëgjova. Nëse e kam dëgjuar gabim të kërkoj unë falje ty.
Egla: Kur më the vogëlushe, më the më jep dashuri se s’kam prindërit.
Sara: Unë të thash ty më jep dashuri se s’kam prindërit?! Sigurisht që jo.
Egla: Jam rritur pa prindër.
Sara: Mendova se the jam rritur pa dashuri. Okay unë të kërkoj ndjesë. Ne ishim larg, unë s’jam njeri që nuk kërkoj ndjesë, por nuk ka lidhje mosha.
Top Channel