Nga megaoperacioni “Tempull 2” i nisur dy ditë më parë në të gjithë vendin tonë është bërë i mundur goditja e disa rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij megaoperacioni janë arrestuar 273 persona, ndërsa janë goditur anëtarë të 7 grupeve kriminale
Në qarkun Dibër, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë arrestuar e proceduar 9 shtetas, nga të cilët 6 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu në kuadër të këtij megaoperacioni janë sekuestruar 711 gramë kokainë, 237 gramë kanabis e ndarë në doza, 2 armë zjarri, 116 copë fishek, 1 krehër automatiku, 2 shkopinj bejsbolli, 1 radio marrëse-dhënëse, 4 granata, 5 kapsolla detonatore, 3.5 m fitil zjarrpërcjellës, 8 celularë, 1 kompjuter dhe 6 automjete.
Top Channel