“Këto kohë jam rikuperuar nga ngjarjet që ndodhën”/ Mori titullin ‘Qytetare Nderi’ e Kavajës, reagon Parashqevi Simaku: Guri i rëndë në vend të vet Disa rrjete të shpërndarjes së lëndëve narkotike janë goditur në të gjithë vendin, në një operacion kombëtar antidrogë të nisur dy ditë më parë.
Si rezultat i megaoperacionit Kombëtar “Tempulli 2” janë arrestuar 273 persona, ndërsa janë goditur anëtarë të 7 grupeve kriminale.
Përsa i përket qarkut të Durrësit në përfundim të fazës së fundit të megaoperacinont “Tempulli” në 22 janar 2024, janë nxjerrë 58 urdhra ndalimi nga Prokuroria dhe 3 vendime arresti nga Gjykata.
Gjithashtu janë ekzekutuar 52 urdhra ndalimi konkretisht:
-47 urdhra ndalimi nga Prokuroria.
-3 vendime arresti nga Gjykata.
-Janë arrestuar në flagrancë jashtë masës së sigurisë 2 shtetas.
-janë shpallur 11 shtetas në kërkim.
-janë kryer 65 kontrolle ambientesh/banesash.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:
-1 kg e 120 gramë kokainë dhe 250 doza.
-8 kg kanabis sativa dhe 500 doza.
-360 doza heroinë.
-1200000 lekë.
-14.500 mij euro.
-1 armë zjarri pistoletë.
-3 armë gjahu.
-2 armë sportive.
-23 automjete.
-8 peshore.
-3 armë të ftohta.
-44 celular.
-municion luftarak
Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim.
Top Channel