Gjashtë banorë janë në nominim mbrëmjen e sotme, por kush do të jetë më pak i votuari dhe çfarë do ta presë atë?!

Të pyetur se si e kanë përjetuar, ata kanë pranuar se pavarësisht adrenalinës e kanë jetuar me qetësi.

Ledioni: Meri, si i ke jetuar këto ditë?

Meri: Në mënyrën më perfekte të mundshme.

Ledioni: A ke ndopak frikë?

Meri: Fare.

Ledioni: Fare?

Meri: Fare.

Gabriele: Unë e kam jetuar shumë mirë, shumë qetë, po e shijoj.

Ledioni: Po e shijon? Aman na thuaj edhe ne të tjerëve se si shijohet një nominim.

Gabriele: Ja sapo të kaloj kjo do filloj të ta përshkruaj.

Gazi: Për mua ka qenë shumë i frikshëm.

Ledioni: Pse ka qenë i frikshëm?

Gazi: S’e di. Po mendoja se isha mirë edhe…

Ledioni: Ahpapapa… Heidi?

Heidi: Unë ja me içik adrenalinë, normal, por kjo është loja. E kam jetuar me qetësi.

Ledioni: Ke vënë re disa ndryshime në sjelljen e banorëve, por do ta shohim.

Alfio: Hiç, kam pak emocione, është e kot ta mohoj këtë gjë. Por thjesht para apo mbrapa do t’iu qëllojë të gjithëve, po e jetoj si gjithmonë. Të vazhdojmë përpara, të shohim çfarë do të ndodhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA