Tre familjarë, çifti dhe vajza e tyr u arrestuan në flagrancë pasi tentuan të mashtronin një person, duke i marrë 30 mijë euro.

Si këmbim ata i premtuan se do të ndikonin për të regjistruar pronën. Në pranga ra gjithashtu edhe një 31-vjeçare, punonjëse e një banke, e cila dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka transferuar një shumë parash që i ka shërbyer këtij rasti mashtrimi.

Bëhet fjalë për 73-vjeçarin I. S., 68-vjeçaren SH. S. dhe 48-vjeçarja R. S., të tre banues në Pogradec, si dhe 31-vjeçarja E. I., banuese në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë periudhës hetimore u provua se tre familjarët kishin mashtruar prej disa vitesh personin.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 30 000 euro, 1 automjet, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA