Goditi me sende të forta vëllanë për motive të dobëta, arrestohet një 58-vjeçar në Elbasan

23/01/2024 13:29

Një 58-vjeçar është arrestuar për dhunë në familje në Elbasan.

Ai ka goditur me sende të forta vëllain e tij, pas një konflikti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Linas të Elbasanit, ku sherri ka nisur për motive të dobëta.

Vëllai i tij ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA