Fermerët të shtangur nga vdekja e aktivistes në protestën në jugperëndim të Francës

23/01/2024 19:42
Vendngjarja e aksidentit

Fermerët protestues francezë që kanë bllokuar autostradat në disa rajone të vendit shprehnin sot dhimbje e solidaritet për vdekjen e koleges së tyre protestuese gjatë një aksidenti tragjik, ende të paqaruar në Pamiers, ku gjithashtu është plagosur rëndë bija e të ndjerës dhe bashkëshorti i saj.

Gruaja në të 30-at e saj u vra rreth orës gjashtë të mëngjesit kur një makinë goditi me shpejtësi pirgjet e kashtës në rrugë, prapa të cilave po qëndronin protestuesit në Ariège, pranë qytetit të Toulouse.

Tre personat në automjet ishin me kombësi armene dhe po merren në pyetje nga policia të dyshuar për vrasje nga pakujdesia.

“Ajo ishte një grua aktive, jetonte për bujqësinë, të shije fermën e saj sa e zhvilluar është. Ajo luftoi për profesionin tonë dhe ishte krenare që ushqente francezët,” Sebastien Durand, kreu i sindikatës fermerë në Ariege.

Sindikalisti Clemence Biard, gjithashtu përmendte të ndjerën si aktiviste e palodhur në mbrojtje të të drejtave të fermerëve.

“Ishte një person i dedikuar që ka qëndruar në të gjitha betejat. Unë kam qenë në shkollë me të dhe prej viteve të hershme kishte forcën e shpirtin për të mbrojtur botën bujqësore. Mendimet e mia janë me të dhe familjarët e saj”.

Philippe Lacube, kreu i dhomës tregtare në Ariege kërkonte zbardhje të ngjarjes nga autoritetet.

“Një tragjedi e tmerrshme, gjykatat duhet të bëjnë punën e tyre, shqetësimi ynë tani është shërimi i familjarëve të plagosur, duhet t’i ndihmojmë në këtë kohë të vështirë”, tha Lacube për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/3
Fermerët protestues francezë që kanë bllokuar autostradat në disa rajone të vendit shprehnin sot dhimbje e solidaritet për vdekjen e koleges së tyre protestuese gjatë një aksidenti tragjik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA