Ekspozita “Ningyo, arti dhe bukuria e kukullave Japoneze” vazhdon të jetë e hapur për publikun në Galerinë e Artit Tiranë.
Kultura e larmishme e kukullave të Japonisë dhe ajo aziatike vjen në disa këndvështrime.
“Ningyo” arti dhe bukuria e kukullave japoneze” është një ekspozitë e cila prej vitesh udhëton nëpër vende të ndryshme në promovim të kulturës së lashtë dhe të largët japoneze, por duke u vendosur në në kontekst me kulturën dhe publikun vendas apo bashkëkohor të kukullave shqiptare.
Ekspozita vjen e kuruar nga artistja dhe kuratorja Merita Selimi e cila na rrëfen edhe historinë e kukullës shqiptare, pasi prej 18 vitesh ajo ka punuar pranë Teatrit Kombëtar për Fëmijë.
Kultura e kukullave u përhap në Japoni veçanërisht në shekullin e 17-të dhe kukullat mund të gjendeshin në shumë aspekte të jetës së përditshme, si në jetën e oborrit perandorak japonez ashtu edhe në atë të njerëzve të thjeshtë.
Në krahasim me kulturën e kukullave në vendet e tjera të botës, është një dukuri jashtëzakonisht e rrallë fakti që shumë shembuj kukullash japoneze kualifikohen si vepra të nivelit të lartë artistik.
Top Channel