Rasti i 42-vjeçarit Dervish Hasi, i arrestuar për akuzën e shfrytëzimit seksual me të mitur ndaj një 14-vjeçareje, ndezi sot debate të forta në studion e “Ftesë në 5”.
Ikballe Berisha Huduti, predikuese e fesë islame, tha se nëse nuk vërtetohet se marrëdhënia seksuale me vajzën është me dhunë dhe zhvillimi seksual i saj, atëherë doktori Dervish Islami nuk ka bërë asgjë të gabuar.
“Sa i përket vajzës e cila është ende e mitur, sipas sheriatit në momentin kur vajzës i vjen cikli i parë menstrual është pjesërisht e moshë-rritur. Martesa nuk është oblikative, mirëpo është vepër e pëlqyer e fortë. Nëse një vajzë nuk mund t’i mbajë epshet e veta për diçka që mund të kalojë në zihna, imoralitet, atëherë prindërit detyrohet ta martojnë. Doktor Dervish Hasa dhe vajza minorene që e thoni ju, mirëpo nëse nuk i dimë detajet, nuk do me thënë se ti fejohesh që është patjetër më hy në marrëdhënie intime. Plotësisht asgjë nuk ka gabuar, derisa nuk vërtetohet se është me dhunë, çfarë zhvillimi seksual ka vajza. Në islam nuk ka ndonjë problem”-ishte deklarata e saj.
Mirëpo, kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga të ftuarit. Mes tyre, psikologja Denata Toçe reagoi ashpër duke deklaruar se në asnjë mënyrë një 14-vjeçare nuk mund të kryejë marrëdhënie seksuale dhe kjo duhet të ndalohet me ligj. Me tone të ashpra, psikologja ngriti shqetësimin sesi të miturit abuzohen seksualisht dhe pedofilet sillen aq mirë me ta, madje i trajtojnë me dashuri.
“Po krijohet një konflikt, opinioni besimi dhe ligji janë tre gjëra të ndryshme. Mbrëmë avokati ka shprehur qartazi se doktori e ka bërë marrëdhënien me vajzën publike. Me gjithë respektin që kam te feja juaj, nuk kam ardhur për të diskutuar për fenë. Ajo që ne do duhet të kemi parasysh, në njohuritë e mia, respektimi i ligjit dhe shtetit ku ju aderoni, është si qytetar. Nuk futem në kompetenca të tilla. Janë dy elementë, në procesin e pubertetit, është ende në proces rritje. Fëmija në atë periudhë ka rritje të madhe dhe të shpejtë. Në këtë periudhë kemi dhe zhvillimin abstrakt, përballet me të menduarit filozofik, është një konkluzion të madh, në këtë periudhë kaq delikate, bën edhe gabimet më të mëdha. Sjelljet më delikate, pikërisht në këtë moshë, periudha e abuzimit që ndodh është shumë vulnerabël. Unë do doja të prekja një çështje shumë madhore, fenomeni pedofilisë, patologjia është që viktimën e përkëdhelin, e trajtojnë shumë mirë, pretendojnë se po e mbrojnë, e duan atë, edhe pse shkojnë me fëmijë të vegjël. Duke e rritur viktimën para se ta abuzojmë, dhe viktima nuk janë në dijeni që janë abuzuar. Këtu janë për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe prindërit, abuzimi mund të vijë edhe nga njerëz. Viktimat e tyre i trajtojnë shumë mirë dhe mund të jenë afër familjes. Viktimat e kësaj moshe afrohen, qëndrojnë me ta, madje bien edhe në dashuri me ta. Të hapim sytë, ne sot mësuam si injorantë që jemi, që sot mund të pranohet një 14 vjeçar të kryejë marrëdhënie me të rritur, nuk ka ligj në asnjë vend të botës”- tha psikologia.
Top Channel