Përplasje e ashpër në shtëpinë e BBV, Selin-Lornës: Je e shëmtuar në shpirt dhe në zemër
Egla Ceno dhe Julian Deda vijojnë debatet mes tyre në Big Brother VIP 3.
Gjithçka degradoi pas përfundimit të spektaklit të datës 13 janar. Shkak u bë ndërrimi i Julit në dhomën e gjumit, para gjithë banorëve dhe kjo ishte e papranueshme për Eglën.
Gjatë spektaklit të sotëm, debati vijoi pasi u transmetua një klip, ku Egla prmendte bashkëshorten e Julit. Ajo ka kërkuar falje që përmendi bashkëshorten, por edhe për ofendimet, teksa pranoi se fjalori i saj nuk ishte në nivelin e duhur.
Juli: Njeri jo normal dhe e paedukuar, më çudit Romeo pasi e ka përqafu, unë kurrë nuk mbështes dhe përqafoj. Nuk merret me të mirë një person që thotë hale, pijanec, idiot, njerëzit e shohin, gjendjen e saj mendore herë pas here, unë nuk e dija që një kolege e imja për të cilën gjysma e shtëpisë paska respekt nuk e dija që do të shkonte në këtë pikë deri tek familjarët, qenka njeri me 16 fytyra, nuk dua të kem marrëdhënie me të.
Egla: Unë kërkoj ndjesë që e përmenda, ia thashë atij, më tha do të heq brekët që të kënaqesh të më shohësh, fjalori im nuk është në lartësinë e publikut, i kërkoj ndjesë publikut që më vjen zor që më kanë dalë nga goja, por u ndjeva e fyer. Ai më tall kur jam pak delikate, sapo tha që situata ime mendore nuk i duket në rregull, i kërkoj ndjesë publikut për atë fjalor.
Juli: Ke shku shumë larg Egla, por prit.
Egla: Juli ka një maja shumë të mirë, një brumë shumë të mirë, por ka fik sobën para kohe. Unë nuk e njoh, mendova se do të gjeja një lojtar që do t’ia bënim këtë udhëtim më interesant.
Top Channel