Sali Berisha qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta para prokurorëve të SPAK, të cilët e thirrën ish-kryeministrin në cilësinë e personit nën hetim për dosjen “Partizani”.

“Altin Dumani në mungesë, Arben Kraja i pranishëm, Enkeleda Millonai e pranishme. Të dashur miq, gjeta aty një grup të terrorizuar. Në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama dhe unë, në emër tuaj dhe të PD-së u deklarova sa vijon: Pasi i pyeta pse jetoni në këtë terror kaq të madh këtu ju? Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni se çfarë masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta… Pasi u deklarova se Sali Berisha është këtu në përputhje me atë parim që ai beson, se çdo njeri që thirret për hetim nga organet e hetuesisë, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje dhe kjo ka qënë qëllimi më kryesor i amendamentit, ndryshimit të Kushtetutës në vitin 2012, në të cilin PD, qeveria e saj bëri të mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve.

Së dyti, kam ardhur këtu, u thashë, që t’ua them në sy në emër të të gjithë demokratëve, popullit opozitar, të gjithë ato që në prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grupi i strukturuar i tij kriminal, si mercenarë që përdoreni prej tij.

Kam ardhur këtu, u thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar me shpifje, mashtrime, trillime dhe falsifikime. Në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë. Ka vetëm zbatim të porosisë politike. Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik në Shqipëri, kundër opozitës shqiptare dhe ju garantoj se do merrni të gjithë ndëshkimin e merituar”.

Pyetjet që i bënë prokurorët, Berisha i cilësoi vetëdenigrim.

“U përgjigja të gjitha, po nuk kishin pyetje ata, ato ishin vetëdenigrim që i bëjmë vetes, siç kanë bërë me dosjen ku thonë se vendimi për letrat me vlerë u mor për të favorizuar, në një kohë kur ka vendimi i letrave me vlerë kanë fituar 40 milionë euro mijëra qytetarë. Është marrë një muaj përpara se Jamarbër Malltezi dhe Begeja të kishin paguar 90 për qind ose 95 për qind të atyre që u takonte këtyre si familje dhe kishin mbetur 5 për qind pa paguar, nga të cilat përfitoi 64 euro Jamarbër Malltezi. Shikoni se ku poshtërohen, ku shkojnë, ku i çon urdhri politik dhe statusi politik i partisë i Altin Dumanit këta prokurorë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA