Basha takon Konjufcën: Të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim

23/01/2024 13:49

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka takuar kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Këshillin e Europës.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se bashkëpunimi mes shqiptarëve është i rëndësishëm në këto kohë sfidash, ndërsa shpreh në emër të Pd, përkrahjen e tyre ndaj Kosovës.

“Kënaqësi të takoja në KiE, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës”, ka shkruar Basha.

Kryetari i PD thotë se “do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA