Top Story/ Molliqaj: Rezultati, fatal për Kosovën, nuk matet kjo punë me fantazi aksionesh! Zheji: Asociacioni nuk është strategjik, por situatë kalimtare taktike

22/01/2024 22:46

Analisti Artur Zheji dhe Dardan Molliqaj janë përplasur sërish në emisionin Top Story në Top Channel ndërsa po diksutohet marrëdhënia Kosovë- Serbi.

Molliqaj tha se përcaktimi i kufijve do të ishte fatale për Kosovën.

Mes diskutimit për përfshirjen e ndërkombëtarëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Zheji tha se nëse del garant Washingtoni mbështet draftin e asocacionit.

Molliqaj: S’ka kuptim me liru Radojçiçin, është dështim, s’jam duke fol për operacion të policisë, unë për të përcaktuar kufijtë, e kam kundërshtu për dy arsye, rezultati do të jetë fatal për Kosovën, pyetja nuk matet kjo punë me fantazi të aksioneve me rezultate të marrëveshjeve që i ka marrë përsipër Kurti dhe aksioni spektakolar që qenka për juve, Vuçiç nuk po ia nënshkruan, autonomi politike territoriale.

Zheji: Po bën lëshime për Kosovën, nuk mund ta kapësh në politikë politikanin për fjalë kur ai vlerëson si në terren, Vuçiç nuk firmos, zgjuarsia është pa burrni?

Molliqaj: Draftin e asociacionit.

Zheji: Nëse kam garant Washingtonin e mbështes.

Molliqaj: Pse mbështet Albin Kurtin? Pse mbështet kur Washingtonin që na ka kundërshtu.

Zheji: Prit të përgjigjem. Nëse del garant Washingtoni unë them okay, sepse nuk mendoj se është një asociacion siç thotë strategjik, është një situatë kalimtare taktike, për aq kohë sa Kosova të hyjë në BE.

Nurellari: Marrëveshje për të riparuar marrëdhënien me ndërkombëtarët kjo qenka suksesi i Kurtit?

Zheji: Nëse kryeministri është Thaçi apo Haradinaj apo Kurti kanë dashur të zgjerojnë hapësirat për interesat e Kosovës gjithmonë kanë hasur presion, si mund të bëj opoztë për vlerat kombëtare se është Albin Kurti? Unë nuk dua të dështojë Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA