Teknologjia bën “lëmsh” Evis Kushin, deputeti Ilir Metaj del në mbledhjen “zoom” të Komisionit të Medias me emrin ‘Ilir Topi’

22/01/2024 13:16

Komisioni i Medias është mbledhur ditën e sotme online, pasi në mbledhjen e fundit dështoi për shkak të përplasjeve brenda Partisë Demokratike.

Mbledhjen e sotme e drejtonte nënkryetarja socialiste, Evis Kushi e cila e nisi duke konfirmuar kuorumin e nevojshëm.

Por ajo që binte në sy ishte fakti që deputeti Ilir Metaj në “zoom” dilte me emrin Ilir Topi, i cili nga ana e tij nuk është deputet i këtij komisioni.

Ky fakt nuk u vu re aspak nga drejtuesja e komisionit e cila fillimisht lexoi emrin e Ilir Topit me fotografinë e Ilir Metajt si anëtar komisioni, e më pas iu rikthye sërish duke përmendur edhe emrin e Metajt.

Nuk është hera e parë që teknologjia, që presupozohet të mundësojë takimet kur ato nuk mund të mbahen fizikisht, bën lëmsh deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Të shumta janë rastet kur shfaqjet online të deputetëve janë kthyer në objekt humori në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA