Ashtu siç pritej Sali Berisha u ankua në Gjykatën e Posaçme dhe përmes avokatëve kërkon që të rrëzohet vendimi i SPAK që nuk i dha leje të veçantë për të shkuar çdo të enjte në seancat parlamentare.

Ankimimi u dorëzua nga avokati i tij Sokol Mëngjesi. Avokatët sjellin një sërë kazusesh por me e rëndësishmja sipas tyre lidhet me një vendim të gjykatës europiane të të drejtave të njeriut thënë ndryshe Gjykata e Strasburgut.

Bëhet fjalë sipas mbrojtjes për kazusin e Selahadin Demirtas kundër Turqisë për të cilin Gjykata Evropiane tha se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe të drejtat politike.

Si shpjegim tjetër avokatët sjellin faktin që nuk ka ende një vendim për heqje mandati dhe se Berisha e gëzon ende statusin e deputetit.

Edhe shembulli që sjell Gjykata e Lartë në 2015 nuk qëndron sipas avokatëve, pasi Mark Frroku ishte nën arrest me burg kurse Berisha nën arrest shtëpie.

Gjatë kësaj javë Berisha ka dy çështje në gjykatë, e para lidhet me ftesën e SPAK që kërkon ta pyesë dhe e dyta në Apel do të mbahet për kërkesën e Berishës që kundërshton masën e arrestit shtëpiak, shpallur më 30 dhjetor 2023.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA