“Shih pak më shumë Netfix”, përplasje e fortë Zheji-Molliqaj/ Analisti: Ku ke parë ti të ikin si minj forcat serbe?!

22/01/2024 22:57

Analisti Artur Zheji është përfshirë në një debat të ashpër me kreun e PSD-së në Kosovë, Dardan Molliqaj gjatë diskutimit të kësaj të hëne në Top Story.

Analisti e konsideroi të suksesshëm aksionin e policisë së Kosovës pas sulmit në Banjskë, por kjo u kundështua nga Molliqaj.


Zheji:
Më mirë mosdakordësira se sa të jenë miq dhe jo transparente për Brukselin, duhet të jenë sa më komunikues dhe të dakordësuar, kjo shihet si një pikëpyetje, është Serbia ka 3 pika se tha do të krijohet kordoni i gjelbër nga Turqia, Maqedonia, Shqipëria dhe Bosnja shkon deri në zemër të Evropës me një kordon të tillë, të djathtat bëjnë presion kundër integrimit tonë, edhe si kemi bërë detyrat e shtëpisë, Turqia u përpoq 20 vite edhe e panë, jeni 100 milionë banorë nuk ju integrojmë dot ne BE. Unë mendoj për çështjen e Albin Kurtit qoftë kur ka qenë Thaçi, Haradinaj, Kurti, kur kryetarët duan të zgjerojnë pak hapësirën e pavarësisë për interesat e Kosovës, nuk ishte e kotë tentativa  e Kurtit në veri. Ishin një ushtri e tërë dhe arsenal i fshehur, Vuçiç për fatin e tij të mirë konsiderohet më i moderuari i Serbisë, më dinaku.

Molliqaj: Kur ti ke thënë pas asaj që ndodhi në Banjskë nuk do të jetë më marrëveshje.

Zheji: Se kam thënë unë. Mos vër në gojë fjalë që nuk i kam thënë.

Molliqaj: Autonomia është mirë kur të vendoset sovranitet.

Zheji: Ku ke parë ti të ikin si minj forcat serbe, ai është prestigj për Kosovën.

Molliqaj: Ti po flet për dëshira, çfarë thua për autonominë.

Zheji: Ata ikën si minj.

Molliqaj: Ky është fashizëm krahasimi me minj.

Zheji: Në komunikim ke shumë talent se vetë pyetën, vetë përgjigjesh. Shih pak më shumë Netfix.

Kujtojmë se sot në Shkup u mbajt takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u diskutua Plani i rritjes i BE-së për vendet e rajonit.

Në këtë takim kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Kosovës Albin Kurti, i Malit të Zi Millojko Spajiç, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në prani të drejtorit të përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Gert Jan Kompan dhe ndihmës sekretarit të Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brajan nënshkruan një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratën e përbashkët ata thanë se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e re për të promovuar konvergjencën ekonomike dhe sociale të rajonit. Kurti e shfrytëzoi tryezën e këtij samiti për të temën e mungesës së sigurisë, duke aluduar se Serbia përmes mallrava fut armë në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA