Saidja dhe Gerti i kanë dhuruar njëri-tjetrit puthen e parë buzë në programin e Për’puthen, megjithëse takimi nuk u mbyll vetëm me një të tillë.
Dyshja kanë kaluar momente romantike, teksa realizonin takimin e tyre. Ka qenë Gerti ai i cili i është afruar konkurrentes duke u rrëmbyer puthjen më pas.
Saidja nuk është stepur, duke realizuar kështu puthjen e parë mes tyre.
“Më pëlqeu sepse e mori ai, nuk e dhashë unë”, u shpreh Saidja pas puthjes, teksa shtoi se nuk e ka pritur që konkurrenti t bënte atë veprim.
Ndërkohë Gerti e kundërshtoi këtë duke u shprehur se e ndjeu që Saidja e priste puthjen nga ai.
“Në momentin që e puthja mu duk që Saidja e priste, sepse kur e bëra nuk u step dhe të thoshte çfarë bëre”, tha konkurrenti.
Dyshja gjatë takimit u puthën sërish teksa realizonin një foto. Veprim tregoi edhe më tepër pëlqimin që ata kanë për njëri-tjetrin.
Takimi i tyre nuk përfundoi me kaq, teksa vijuan të njohin më tepër detaje nga jeta personale.
Top Channel