Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli ”, në Elbasan janë vënë në pranga dhjetëra persona.
Drejtoria Vendore e Policise Elbasan, në kuadër të fazës së 2-të të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli ”:
•Janë vënë në pranga 24 shtetas (18 ekzekutime urdhër ndalimi dhe 6 arrestime në flagrancë);
-janë shpallur në kërkim 6 shtetas;
-janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas.
•Janë sekuestruar:
-sasi kanabis, kokainë, heroinë, peshore elektronike;
-armë zjarri pistoletë, automatik, armë gjahu/sportive, armë e ftohtë (thikë);
-42 celularë,18 automjete, tavolinë pokeri dhe çipsa, si edhe pajisje si të Policisë (shkop gome).
-700 000 lekë të rinj dhe 29 000 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Top Channel