Megaoperacioni “Tempulli 2”, dhjetëra arrestime në Korçë dhe Vlorë/ Sekuestrohen armë, lëndë narkotike dhe para

22/01/2024 20:15

Si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, janë vënë në pranga 32 persona në Vlorë.

Ndërkohë janë ndaluar 11 persona për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, në Vlorë janë sekuestruar:

-503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë;

– 35 000 lekë, 400 euro;

-2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike;

-12 automjet dhe 45 aparate celularë.

Në Korçë vijim të fazës së dytë, të megaoperacionit policor “Tempulli”, për periudhën dhjetor 2023-janar 2024, janë vënë në pranga 32 persona.

-Janë ekzekutuar 10 urdhra ndalimi.

-Janë ekzekutuar 9 masa sigurie “Arrest në burg”.

-Janë arrestuar në flagrancë 13 shtetas.

-Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas të tjerë.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

285 gramë kokainë; 4.8 kilogramë cannabis sativa; një sasi e vogël heroinë dhe fara cannabisi; një sasi municioni luftarak; 4 peshore elektronike; 3 armë gjahu; 1 armë sportive; 1 thikë gjuetie; 1 hark me shigjetë; dokumente të ndryshme; 31 aparate celularë; 11 automjete;162 300 euro; 800 dollarë; 275 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që megaoperacioni vijon.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA