Makth në rrugët e Stambollit! Një person sulmon me thikë kalimtarët, plagosen 10 prej tyre 

22/01/2024 17:19

Kalimtarët në rrugët e Stambollit kanë përjetuar momente tmerri, pasi një person sulmoi me thikë kalimtarët.

Zona në të cilën ka ndodhur sulmi është në Esenyurt. Autori po lëvizte nëpër rrugë, e më pas ka nisur të qëllojë personat që i kanë dalë përpara.

Deri më tani raportohet për 10 të plagosur, të cilët janë dërguar në spital. Gjendja e tyre nuk dihet ende.

Autori i sulmit ndodhet ende në arrati, teksa policia turke po vijon kërkimet. Sipas DHA, .omenti i sulmit është filmuar nga një kamera sigurie në vendin e punës.

Kush është autori i sulmit me thikë në Stamboll, zbardhen detaje të reja: Person i njohur për policinë

Abdullah Ö. është autori i ngjarjes që tronditi pasditen e sotme Turqinë, ku pas sulmit me thikë mbetën të plagosur 10 persona, mes tyre një grua.

Pas disa orësh ka marrë fund arratia e tij, por ndërkohë janë zbuluar më tepër detaje për sulmin që ndodhi në Esenyurt të Stambollit.

Policia deklaroi se Abdullah nuk është një person i panjohur për ta. Ai rezulton të ketë kryer krime të ndryshme.

Mediat turke raportojnë se mësohet se sulmuesi kishte 5 precedentë penalë për krime të ndryshme, por ende nuk tregohen më tepër detaje.

Nga ana tjetër të plagosurit u dërguan në spital dhe po marrin shërbim mjekësor. Ndërkohë një kamerë sigurie në një ambient pune janë regjistruar momentet kur sulmuesi nisa veprimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA