24/12 23:26
Abdullah Ö. është autori i ngjarjes që tronditi pasditen e sotme Turqinë, ku pas sulmit me thikë mbetën të plagosur 10 persona, mes tyre një grua.
Pas disa orësh ka marrë fund arratia e tij, por ndërkohë janë zbuluar më tepër detaje për sulmin që ndodhi në Esenyurt të Stambollit.
Policia deklaroi se Abdullah nuk është një person i panjohur për ta. Ai rezulton të ketë kryer krime të ndryshme.
Mediat turke raportojnë se mësohet se sulmuesi kishte 5 precedentë penalë për krime të ndryshme, por ende nuk tregohen më tepër detaje.
Nga ana tjetër të plagosurit u dërguan në spital dhe po marrin shërbim mjekësor. Ndërkohë një kamerë sigurie në një ambient pune janë regjistruar momentet kur sulmuesi nisa veprimet.
Top Channel