Po eksploronin zonën, humbin në Llogara nënë e bir nga Suedia, nis kërkimi nga policia AZDM dhe emergjencat civile Agron Neza ka dalë nga SPAK pas gjashtë orëve, ndërsa ishte thirrur në funksion të hetimeve për çështjen McGonigal.
Emri i Agron Nezës është përmendur në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe nuk ka raportuar kontaktet dhe lidhjet me zyrtarë të shteteve të tjera.
Në dokumentet e regjistrimit të një kompanie në Shqipëri tregohej se McGonigal rezultonte në Shqipëri si administrator i një biznesi që prej vitit 2007, kohë kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.
Kjo kompani kishte aksioner Shefqet Dizdarin me 25% të aksioneve, Agron Nezën ose Agron Nezajn me 25% të aksioneve dhe ish zyrtarin e FBI me 25% të aksioneve dhe shtetas tjetër amerikan. Kjo kompani kishte si objekt veprimtarie Konsulencë juridike dhe studio avokatie.
Top Channel