Serat kërkojnë punëtorë/ Fermeri nga Fieri: Të vijnë emigrantë siç kemi bërë ne

21/01/2024 13:32

Valter Hamataj, njëkon fermer ish emigrant zotëron 1,2 hektarë me sera në zonën e Kafaraj në Bashkinë Fier.

Si shumica e banorëve në këtë zonë edhe familja Hamataj e siguron jetesën me kultivimin e luleshtrydhes. Këtë vit ka prodhim të mbarë, por çmimi nuk i la të kënaqur pas vjeljes.

Sa i përket ndihmës nga skemat subvencionuese, fermeri thotë se janë të papërfillshme.

 “Janë shumë pak të papërfillshme…ky plastmasi ka 8 vjet qe s’ndërrohet”, fermeri Valter Hamataj.

Por vështirësia e madhe për këtë fermer dhe shumë të tjerë është mungesa e krahut të punës. Edhe pse janë biznese kryesisht familjare, këto serra duan krah pune shtesë në kohën e vjeljes, ndaj këtë vit Valter Hamataj ka frikë se prodhimi do t’i mbesë në serra.

“Të na sjellin afrikanë siç ikim dhe ne jashtë shtetit”, tha Hamataj.

Vitin e kaluar sasia e  luleshtrydheve e prodhuar në këtë serrë shkoi ne 70 tonë, me destinacion tregun vendas kryesisht në  Korçë e Sarandë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA