Regjisorja dhe finalistja e “Dancing With The Stars”, Arnita Beqiraj, e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel komentoi për herë të parë zërat se është ndarë nga partneri i saj, Arbër Çepani.
Arnita: Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri.
Erjona: Po sot si është mes ju të dyve?
Arnita: Kam përshtypjen që thashë mjaftueshëm.
Erjona: Nuk do të tregosh asnjë tjetër?
Arnita: Besoj që me kaq mjafton.
Erjona: Jeni ndarë apo jeni bashkë?
Arnita: Se di si mendoni juve për shembull?
Mes gjithë këtij diskutimi, ajo mori një buqetë anonime me lule me një pusullë ku shkruhej “Ti je një dinosaur, pro je dinosauri im i preferuar”.
“Këtë mund ta bëjë vetëm Arbri”, tha Arnita mes të qeshurave dhe emocioneve.
Top Channel