Ish-futbollisti, Klodian Duro, ka reaguar me një ndjesë publike pas deklaratës në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që solli edhe skualifikimin e tij.

Përmes një shkrimi të postuar në rrjetet sociale, Duro e cilëson deklaratën një ironi të tepërt, që i le vend keqinterpretimit.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i le vend keqinterpretimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të percillja mesazhet e duhura, te të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve”.

Deklarata që solli përjashtimin e Duros:

“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një dy gotë raki tani, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”, u shpreh ish-futbollisti i Kombëtares mbrëmjen e kaluar, teksa të gjithë po darkonin në tryezë.

Për pasojë, Vëllai i Madh njoftoi përjashtimin e tij nga loja:

Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA