Mënyra si Roza Lati ka diskutuar me Klodian Duron ishte e gabuar, sipas Meriton Mjekiqit që debatoi me moderatoren pas skualifikimit të ish-futbollistit.

Ndërsa Roza, replikoi, duke theksuar se bazuar në dhunën që i është ushtruar nënës së saj nga babai i ndjerë, do të pyesë këdo që dhunon gruan e vetë.

Roza: Ia fute kot Meriton, topin e hodhe në ajër kot

Meriton: Unë mendoj që nuk duhet të qasesehe…

Roza: Nuk i bëra asnjë pyetje. Dua të qasem. Se sikurse të thashë, nuk dua ta përmend situatën e nënës sime, jam e para që pres për ta pyetur një burrë që dhunon gruan e vetë. Do gjeja momentin

“Ruhuni, nga unë, se kur kam rrahur gruan…”, ishte deklarata e Kodian Duros që bëri Vëllain e Madh të marrë vendimin për skualifikimin e tij nga gara.

Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një dy gotë raki tani, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”, u shpreh ish-futbollisti i Kombëtares mbrëmjen e kaluar, teksa të gjithë po darkonin në tryezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA