“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Reshjet me intensitet të lartë të dëborës dhe ngricat kanë bllokuar qarkullimin në aksin Prrenjas-Qafë Thanë.
Strukturat e DVP Elbasan kanë rritur prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.
Përmes një njoftimi, Policia e Elbasanit bënë me dije se në aksin rrugor “Librazhd-Qafë thanë” lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë, ndërkohë është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.
“Për shkak të rënies së reshjeve të dëborës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë rritur prezencën e shërbimeve të Policisë në të gjitha akset rrugore urbane e rurale, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.
Aksi rrugor “Librazhd-Qafë thanë” është përfshirë nga reshjet e dëborës, dhe aktualisht lëvizja e automjeteve kryhet vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë, në këtë aks rrugor është bllokuar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë. Njëkohësisht, shërbimet e Policisë janë në kontakt të pandërprerë më përfaqësuesit e pushtetit vendor, emergjencat civile dhe kryetarët e fshatrave, me qëllim monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në kohë, në rast nevoje.
Policia e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore e zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Top Channel