Romeo ka komentuar përplasjen Roza-Meri, duke e konsideruar moderatoren njeri super të keq.

Sipas Romeos, dy janë mundësitë; Roza ose është naive ose njeri i keq. Dhe meqënse naive nuk është dhe veprimet që bën i bën me një qëllim, është njeri i keq. Kështu që ai e ka shpallur “non grata”.

Roza: Unë i fola shumë njerëzore, dhe i thash që pse shkon dhe i shan njerëzit dhe largohesh?! Po jepja mendimin tim për diçka dhe isha shumë njerëzore në komunikim. Atë shuplakën nuk e meritova. Kur e bëjë veten, e bëj veten dhe e kthej faqen në anën tjetër. Dhe kërcënimin aty për jetën, unë të zhduk për 24 orë nuk e meritova.

Heidi: Po unë nuk po justifikoi Merin…

Roza: Unë ngacmoj, unë provokoj sepse ky është karakteri im mediatik.

Heidi: Po jo moj Roza…

Roza: Zemër, ti ke lojën tate unë kam lojën time.

Ledjoni: Pse, Roza që ta kuptojmë, kjo është një lojë e jotja?

Roza: Që i pyes, që i ngacmoj, patjetër që po sepse dua të di si e kanë shpirtin në të vërtetë. Unë kam ngacmuar edhe Sarën, edhe tjetrin dhe tjetrin dhe kanë qenë shumë të kuptueshëm.

Romeo: Një sekondë, një sekondë, një sekondë. Mos vendos fjalë në gojën e mamasë tënde që mua më ka xhan mojj, mos e bëj këtë gjënë sepse është e shëmtuar dhe je njeri i keq. Dy janë mundësitë, ose të jesh naïve ose njeri i keq. Naïve nuk je, je njeri i keq. Je super njeri i keq. Dhe unë ty të kam shpallur non grata zemra… hajde babo, babo, babo… te tek e lejaa.

Roza: Çfarë, çfarë?!

Romeo: Mos bëj sikur nuk e kupton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA