Dy prindër në zi nga Texas, SHBA duhet të merrnin në masa ekstreme për të hetuar e zgjidhur çeshtjen e vrasjes së bijës së tyre adoleshente, mes të cilave të blenin makinën e të dyshuarit dhe të pajtonin aktorë për të inskenuar momentet e saj të fundit.
19 vjeçarja Cayley Mandadi, në vitin e dytë të Trinity University, vdiq nga një goditje e dhunshme më 31 tetor 2017 pasi kishte humbur ndjenjat në makinë, teksa udhëtonte nga San Antonio drejt Houston.
I dashuri i saj, Mark Phillip Howerton, 27 vjeç, është akuzuar për vrasjen, për sulm seksual dhe dëshmi të rreme, por gjyqi tij përfundoi me jurinë e pavendosur në dhjetor 2019.
Nëna e Mandadi, Alison Steele dhe njerku i të ndjerës Lawrence Baitland besojnë se diçka e tmerrshme i kishte ndodhur të resë dhe ishin të vendosur për ta zbuluar.
Ata u fokusuan në mënyrën sesi ajo mori plagët dhe rindërtuan një model 3D të trupit të saj, si dhe paguan aktorë për të inskenuar atë që mund t’i kishte ndodhur në automjet para vdekjes.
Howerton u shpall fajtor më pas për sulm të rëndë fizik në lidhje me vdekjen e Mandadi dhe u dënua me 20 vjet burg në qershor 2023.
Mandadi thuajse e zhveshur, e mbuluar me shenja dhune dhe pa ndjenja, ishte dërguar në spital në 29 tetor 2017.
I dashuri i saj Howerton tha se ata kishin marrë droga në një koncert muzikor dhe se më vonë ajo kishte humbur ndjenjat në makinë.
Por mjekësia ligjore vendosi se vajza kishte vdekur nga një goditje e fuqishme në fytyrë dhe se vdekja e saj ishte një vrasje.
Por avokati i tij i mbrojtjes John Hunter tha se vdekja nuk kishte ardhur nga sulmi në makinë por nga përpjekjet e ndihmës nga mjekët në spital dhe nga komplikacionet e drogave të konsumuara.
Pas dështimit të gjyqit të parë prindërit e Mandadi vendosën të gjenin vetë informacionet për jurinë mbi atë që kishte ndodhur në makinë.
“Ne nuk jemi prokurorë, as mjekë ligjorë, por njohim njerëz që i kanë këto aftësi dhe mund të mbledhim informacione”, tha nëna e vajzës Steele për rrjetin CBS’ 48 Hours.
“Ne mblodhën të dhënat dhe i dhamë atyre një kuptim që nuk ishte bërë në gjyqin e parë”, shtoi ajo, duke iu referuar disa shenjave të dhunës në trupin e të bijës.
Për të konfirmuar zbulimet e tyre ata gjithashtu blenë makinën Mercedes e ish-të dashurit që ai kishte shitur në 2018.
Pronari i ri në fillim nuk kishte dashur ta shiste por më pas pranoi kur dëgjoi historinë tragjike të familjes.
“Ne duhet të kishim makinën për të treguar sesi e kishte sulmuar ai”, shtonte bashkëshorti i nënës së viktimës Baitland.
Ai dhe Steele kishin pajtuar aktorë për të inskenuar në një video atë që besonin se kishte ndodhur në makinë natën e tragjedisë.
Video e treguar në tre këndvështrime jepte atë që prindërit besonin se kishte ndodhur kur bija e tyre kishte pësuar goditjen fatale në kokë nga i dashuri.
Prokurorët thanë se nuk kishin parë kurrë që një familje të arrinte deri këtu për të hetuar tragjedinë e tyre.
Megjithëse avokatët quanin provat ‘jo-shkencore’, Howerton doli përsëri në gjyq dhe u shpall fajtor për vrasjen e Mandadi qershorin e shkuar
Prokurori David Lunan tha se familja e adoleshentes së ndjerë ishte e lumtur që më në fund mund të kishte një mbyllje të ngjarje.
“Kam njohur anëtarët e familjes dhe miqtë e prekur nga ky krim, ata janë të kënaqur me këtë mbyllje sot”, tha ai.
Top Channel