Ora e dorës që bëri që Arnold Schwarzenegger të ndalohet në aeroportin e Mynihut të mërkurën u shit për 270,000 euro (294,000 dollarë) në ankandin Schwarzenegger Climate Initiative në në Austri.
Në këtë ankand u mblodhën 1.31 milion € në total dhe u ndoq nga i dërguari i SHBA-së për Klimën, John Kerry, së bashku me shumë vizionarë të tjerë të veprimit klimatik. Pjesët e artit dhe bizhuteritë unike u nxorën gjithashtu në ankand.
“Në mes të luftës së vazhdueshme kundër ndotjes, jam dëshmitar edhe i progresit që është arritur. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Sot, kaq shumë njerëz janë këtu për të qenë pjesë e zgjidhjes, “ tha Schwarzenegger në darkë. “Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që i janë bashkuar luftës sime kundër ndotjes.”
Schwarzenegger po përballet me procedura penale tatimore për mosdeklarimin e orës Audemars Piguet tek oficerët e doganës në Mynih, pasi ai doli nga një fluturim nga Los Anxhelosi, tha një zyrtar i shtypit i Doganës së Mynihut për CNN të mërkurën.
“Ai nuk ka deklaruar një produkt. Një produkt që u importua nga vende jo anëtare të BE-së për të mbetur në BE. Dhe ky proces vlen për të gjithë”, tha zyrtari i shtypit Thomas Meister.
Meister tha se ish-guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i “Terminator” u lirua dhe udhëtoi pasi u mbajt për më shumë se dy orë.
Aktori pranoi të paguante paraprakisht taksat e mundshme për orën.
Top Channel