Meritoni ishte kryefjala e natës së mbrëmshme në shtëpinë e Big Brother Vip.
Fillimisht ai u sqarua në ambientet e oborrit me Riken, më pas shkëmbyen puthje dhe përqafime në tualet dhe lavanderi. Ky pajtim me Riken, mesa duket e bëri xheloze Ilnisën, e cila i tha se ka shumë ankesa ndaj tij.
Trekëndëshi vazhdon, pasi Rikja, e cila i sheh të përqafuar dhe i thotë Meritonit “Po të pres”. Ilnisa shtrihet të flejë, ndërsa Meritoni bisedon me Riken, duke i shprehur fjalë të ëmbla dhe duke e puthur në qafë.
Meritoni shkon në dhomën e gjumit, e pasi mbulon me puthje Ilnisën, shkon te krevati i Rikes, ku dhe me këtë të fundit shkëmben puthje. Është Ilnisa ajo që e ndjen mungesën, dhe shkon në krevatin e Meritonit dhe Bardhit. Na ana tjetër Romeo ndodhej në krevatin e Rikës, të cilës i ofroi një masazh në shpatulla. Ndërkohë Ilnisa ndërron krevatin me Bardhin për të fjetur me Meritonin.
Pas puthjeve dhe përqafimeve me të, Ilnisa kalon disa momente vetëm dhe shkon për një cigare oborr. Gjatë kësaj kohe Meritoni ndodhej në krevatin e Heidit, duke i bërë një masazh në fytyrë.
Top Channel